Ne te njejten enderr (ese)

Picture
(Vetem 1 minut)
Ajo do te deshironte te kthente kohen prapa dhe te rrembente vetem 1 min. nga ajo dite. Dhe gjithcka do te ishte ndryshe. Jetet e tyre do te merrnin tjeter rruge. Por s'mundej ta bente kete, e vetmja gje qe mund’te eshte qe sot te bej ate qe do, prandaj edhe sot vazhdonte  ta donte. 'E donte sot me shume se dje, e me pak se neser'. Kjo eshte e gjitha qe mund te te ofroj. Kete di ajo, te dashuron e te digjet ne heshtje. Por sa keq qe kete qe thote ajo, ai s'e degjon dot, por do ti tregoi sot ne mbremje. Si gjithmone 'ne te njejten kohe, ne te njejten enderr',ne te njejtin vend, ne te njejtin qiell.
Por ai do te zgjohet ne mengjes te nesermen duke menduar se e gjitha ishte vertet nje enderr, nje iluzion. Do te zhgenjehet me realitetin qe do perplaset para syve te tij, pasi larg tyre, ai eshte krejtesisht tjeter. Sa keq qe s’e kupton qe kjo ndodh me te vertet!
 Ajo e do dhe pse e din qe sia tha kurre ne sy..! Ai e degjonte ate brenda zemres nepermjet syve te saj. Ai lexon shpirtin  e saj, di alfabetin e botes te dashurise. Ai e vrau ate me largimin e tij,si s’duroi dot edhe nje dite! Si nuk duroi as 1min me shume. 1 minut qe do ti ndryshonte jetet e tyre. 1 min. per dy fjale qe su thane kurr! "I vrau zemren pa e kuptuar qe po vret veten e tij, pasi Brenda zemres se saj ndohej ai".
Nuk dihet si vazhdon jeta keshtu!? Mbase, per shkak se: Ai nuk e di qe kane 'vdekur’!?
Sa keq qe do vazhdojne ne rruget e jetes pa pranin e njeri-tjetrit, pa zerin e tij qe t’a uroj, pa doren e saj qe ta ndihmoj kur rrezohet, pa buzet e tij qe ta qetsojne ate kur trazohet, thjesht pa te kur do te vuaj (vdes).
Ai do te vazhdon  ne rruget e dashurise duke kerkuar fatin e jetes, pa e kuptuar se e ka lene prapa vetes, vrapon i hutuar ne mjegullen e ftohte, me gjysmen e zemres peng.
 Keshtu gjersa te hasin ne ndonje 'genjeshter' tjeter, e cila do te zere vendine tyre. Ata s’do ti’a falin vetes, qe nje minut nuk ia ndan dashurise te vertet. Vajza qe smundi t’a shfrytezoi kur e kishte ne dore dhe djali qe s’mundi ti ofroj edhe nje mundesi qe te verteten ta kuptoj.  Ashtu te humbur ne labirant, enden si fantazmat naten, pa adres! Do vazhdojne te bredhin e te takohen ne enderra te njejta, te takimeve te vjetra.

Shkroi: Arta Behluli


 VAZOJA E JETES

Picture
Një profesor, gjat orës së filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe dhe të zbrazët, dhe fillon për ta 
mbushur ate me topa golfi. 
Më pas pyet studentët nëse vazoja ishte plot. Studentët ishin dakort dhe thonë se po.

Atëherë profesori merr një kuti me topëtha qelqi dhe i hedh brenda vazos. Topëthat e qelqit mbushin hapësirat boshe në mes topave të golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazoja ishte plot dhe ata përgjigjen se po.


Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brenda vazos. Pa dyshim rëra mbush hapësirat boshe dhe profesori pyet nëse tani vazoja është plot. Këte herë studentët përgjigjen njëzërit PO. 

Profesori, me shpejtësi i hedh edhe një filxhan kafe vazos dhe padyshim që mbushen hapësirat e lëna bosh nga rëra. Studentët kësajë rradhe filluan të qeshin...

Kur studentët mbaruan së qeshuri profesori thot: 

Dua të kuptoni se   kjo vazo përfaqëson jetën…

Topat e golfit janë gjërat e rëndësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria dhe gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithcka dhe të na mbesin vetëm ato, jetët tona do të ishin ende plot.

Topëthat e qelqit janë gjërat tjera që na interesojnë dhe të cilat e plotësojnë jetën tonë, si puna, shtëpia, makina,   ...etj.

Rëra është gjithcka tjetër: që e plotëson dhe e kënaq jetën tonë me gjëra të vogla por të dëshirueshme dhe lakmueshme për ne. 

Nëse para se gjithash do të vendosnim rërë në vazo, nuk do të kishte vend as për topat e golfit as të qelqit. 

E njejta gjë ndodhë me jetën. Nëse harxhojme gjithë kohën dhe energjitë tona për gjërat e vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjërat vërtetë të rëndësishme për ne. 


Ke kujdes me gjërat që   janë thelbësore për jetën tënde: luaj me fëmijët tu, gjej kohë për të shkuar tek mjeku, dil për darkë me partnerin tënd, praktiko sportin tënd të preferuar. Do të ketë gjithmonë kohë (hapësirë në vazo) për të pastruar shtëpinë, për të prerë barin, për të rregulluar gjërat e vogla... 

Merru më parë me topat e golfit, me gjërat që vërtet janë me rëndësi për jeten tënde... 

Vendos prioritetet e tua: diferenca është vetëm rërë

Një nga studentët pyet se çfarë nënkupton kafeja.

Profesori buzëqesh dhe thotë: “Jam i lumtur që më bën këte pyetje. 
Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e zëne është jeta juaj. 

 

Në te gjithmonë  ka vend për një kafe me miqtë e tu!"         


NJË NXËNËS, NJË ZOG DHE MËSUESI

Picture
Një nxënës shkoi tek Mësuesi dhe i tha: 

- O Mësuesi im i dashur, më ndihmo, o Mësues! Koka ime është bërë si zgjua bletësh dhe vetëm gumzhimë e zhurmë kam në kokë, sepse i kam njëmijë probleme. 

- Ngadalë, tha Mësuesi, mos u ngut. Njëmijë probleme nuk zgjidhen përnjëherë. Problemet duhet zgjidhur një nga një. Me qetësi. Pa ngutje. Por, a di çka? 

- Urdhëro, Mësues! 

- A pijmë kafe, rrimë e pushojmë dhe, të shohim, mos po krijohet ndonjë situatë prej të cilës mund të mësojmë të dy: edhe unë edhe ti. 

- Mirë...- u pajtua Nxënësi 

Hynë në dhomë. U ulën mirë e këndshëm. Pinin kafe e rrinin. Në një moment, nëpër një dritare të vogël, që kishte mbetur rastsisht e hapur, hyri një Zog. 

Ishte një Zog i vogël, i bukur, por shumë i trembur. Kur hyri në dhomë, në ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi më rrëmbim: herë përplasej për xhamave të mbyllur të driareve të mëdha, herë përplasej për dere, e prapë, kthehej dhe përplasej në xhamat e dritareve të mbyllura. Kur i lodh nga dhimbjet e përplasjeve, nga vuajtjet e përpjekjeve për gjetjen e derëdaljes me rrëmbim, pra kur u lodhë fort, shkoi dhe u ulë në një kënd të vitrinës. 

Mësuesi e pa Nxënësin e i tha: 

- E sheh këtë Zog? 

- Po, tha Nxënësi, nuk jam i vërbër, e shohë! 

- Eh, ky Zog je ti Nxënësi im i dashur. Dritarja e vogël qëlloi e hapur. Zogu hyri rastsisht. U përplasë me vuajtje e dhembje nëpër xhama, në derë e kudo dhe nuk e gjeti rrugën për dalje. Tërë kohën, ajo dritare nëpër të cilën HYRI Zogu, ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik, zgjidhje e vrullshme. Asnjëherë, kurrë në jetë, përpjekjet e këtilla nuk përfundojnë me rezultate... 

Mësuesi pushoi pak dhe tha: 

- Pasi të pushoi Zogu mirë, pasi të qetësohet, shihe me vemendje çka do t’i bëj unë Zogut. 

Në atë çast Mësuesi i përplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga përplasja e duarve të Mësuesit, fluturoi dhe, nëpër dritaren e hapur, doli në liri. 

- E sheh, Nxënësi im, kur pushoi Zogu, kur u qetësua, kur u kthjellë, atëherë e pa dritaren e vogël, që tërë kohën ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje e vetëdijshme. Kështu duhet të veprosh edhe ti. 

- Por unë i kam njëmijë probleme!... 

- E di dhe të kuptojë mirë, por më kupto edhe ti mua. Të gjithë njerëzit në botë dinë të hyjnë në probleme, sikur Zogu që hyri nëpër dritarën e vogël. Por nëntëdhjetë e nëntë përqind të njerëzve nuk dinë të dalin edhe pse gjithnjë dera e hyrjes është e hapur siç ishte dritarja e hapur për Zogun. Pse? Sepse duan t’i zgjidhin të gjitha problemet përnjëherë, sikur ti, me vrull, me rrëmbim, pa qetësi e vetëdijësim. 

- E çka duhet të bëj unë? 

- Të qetësohesh, sikur Zogu, që pushoi në këndin e vitrinës. Të pushosh, të kthjellohesh mirë, të të vijë drita në sy, apo më saktë drita në mendje dhe të bëhesh dritë e tërë, të jesh krejtësisht syçelë, sepse: secili problem e ka DERËN për hyrje dhe, ajo derë e hyrjes është edhe DERË e daljes. Dhe gjithmonë është e hapur. Qysh ke ditur të hysh në problem, nëpër cilën derë ke hyrë në problem, nëpër të njëjtën derë do të dalësh, por dalja gjithmonë është e kushtëzuar nga SYÇELTËSIA. 

E lexuat tregimin, miq? E tash, a më lejon t’i them nja dy-tri fjalë? Nuk hidhërohesh, a? Më dëgjo! 

Në qoftë se këtë tregim nuk e lexon sa për ta lexuar një herë, dy e tri, por e lexon dhe e përsëritë shumë herë, atëherë, ky tregim, pas çdo përsëritjeje, do të hyjë në qenësinë tënde, nuk do të mbetet vetëm dije në kokë, por do të bëhet dije-përvojë dhe, atëherë, të betohem ke mësuar shumë. Në qoftë se e lexon sa për t’u krekosur para shokëve e shoqeve, edhe mundi im, por edhe leximi yt, kanë arritur të bëhen një hiçgjë, një zhurmë e kotë, një punë pa vlerë. 

Ndërkaq, nëse e rilexon dhe SIDOMOS nëse ia rikujton vetvetes në çdo situatë dhe në çdo rrethanë, atëherë, të betohem se, ky tregim, e ka vlerën e një jete: do të jetë me ty gjatë tërë jetës sate, do të jetë me ty gjithmonë dhe do të mësojë të hysh e të dalësh në probleme e brenga, në hidhërime e gëzime, por gjithnjë e gjithnjë e gjithnjë – ti do të dalësh fitimtar. 

Unë ta thashë ty, por edhe ti thuaju të tjerëve. Sidomos në familjen tënde. E ke parë sa zhurma bëhet për hiçgjë, sa herë babi e ngritë zërin pa lidhje, sa herë nëna bëhet nervoz për imtësirat e parëndëishme, sa herë vëllau rrebelohet me teket e tija, kurse motra i tharton turinjtë thuase erdh dita e përmbytjes së botës? Ju thuaj: qetësi, sepse qetësia është kulturë. Pa qetësi nuk gjendet dera për dalje. 

(Daut Demaku)


KUSH JE TI ?!

Picture
Dua të mendosh dhe të më tregosh: a e di KUSH JE TI? Të betohem se nuk e di dhe nuk ke menduar kurrë se kush je ti!

                        Dje isha në komunë, i dhashë dokumentat për leje të njohtimit, dhe, a di çka ndodhi? Më detyruan që me gishtin tregues, të lagur në një ngjyrë, t’i lë gjurmët e gishtit në një letër.

                        Më vonë, kur u ktheva në shtëpi, shfletova librat e mia dhe mësova se: gjurmët e gishtit, nënshkrimi dhe aroma e trupit janë tri veçanti të individit përmes të cilave të gjejnë në fund të botës. Këto janë vetëm tri veçanti, të cilat i ka pranuar hetuesia botërore dhe, përmes tyre të gjejnë kudo të jesh. Merre me mendë mbi gjashtë miliardë banorë i ka bota sot, përmes këtyre tri veçantive që i ka pranuar hetuesi botërore, Interpoli dhe Europoli të gjejnë në fund të botës, sepse askush në botë, në mesin e gjashtë miliardë banorëve, nuk i kanë gjurmët identitike të gishtrinjve që i kam unë, as nënshkrimin tim e as aromën e trupit tim.

                        Po kur u thellova pak më mirë në literaturë, vërejta se janë edhe mijëra veçanti të tjera, të panjohura brenda njeriut: kush e ka shikimin tënd, ngjyrën e zërit tënd, hapin tënd, mendimin tënd...

                        E sheh vetëm brenda trupit tënd gjenden me mijëra e mijëra veçanti që, edhe pse të gjithë i takojmë gjinisë njerëzore, secili individ në këtë planet i ka veçantitë që e bëjnë të jetë i dalluar dhe i jashtzakonshëm në mesin e të gjithë të tjerëve.

                        E tash, më thuaj  kur je i/e sigurt, qindpërqind i/e sigurt se brenda qenies tënde gjenden të gjitha këto veti të veçanta, që i ke vetëm ti dhe askush tjetër në botë, a ka kuptim të bëhesh kopje e dikujt apo të jesh vetë origjinali, ti dhe vetëm ti i veçanti?

                        A ka kuptim të ecësh zhagas nëpër jetë, të jesh një prej gjithë atyre që e përbëjnë kopenë, apo të zbulosh fuqinë tënde të panjohur dhe të bëhesh me i rëndësishmi, më i dalluari, më i suksesshmi? Nuk ke ardhë në jetë të bëhesh kopje e askujt, sepse nuk ka nevojë të jenë dy njerëz të njëjtë në jetë, por ke ardhë që të plotësosh detyra krejtësisht të veçanta dhe të arrish majat e suksesit, pra të bëhesh bjeshkë krenare, bjeshkë e madhe me maje të lartë.

                        Majet e bjeshkëve janë të vetmuara nuk kanë shoqe dhe nuk mund të kenë, pikërisht sikur ti që duhet të shndërrohesh në maje të lartë, në maje të veçantë, pa kund të ngjajshëm mbi këtë sipërfaqe të tokës. Sot kam mësuar shumë dhe ta thashë ty. Tash ti e di... E dituria, të thashë, është  fuqi për tejkalimin e pengesave...