Theni

Picture
Miresevini tek Dija eshte flori !

Jemi nje organizat jofitimprurese e cila ka qellim kryesor te zhvilloj dijen duke sjelle gjera te vlefshme.Ne faqen tone mund te gjeni fjalet e urta popullore dhe theniet me te mençura nga dijetare te te gjitha kohera qe me krijimtarin e tyre kane ndryshuar boten dhe jeten ne te cilen jetojme...

Thenie

Picture
Mund ta gënjesh njeriun që ka arritur një lumturi, mund të të besojë çdo gjë që i thua; por atë që ka pësuar fatkeqësi, nuk mund ta gënjesh, nuk beson as në ato që janë për t’u besuar.


Thenie

Picture
Fatkeqi e do fatkeqin; i lumturi nuk e do të lumturin.

Thenie

Picture
Heronjtë që mundin vështirësitë më të mëdha, shumëherë janë të pazotët te përballojnë një brengë të vogël.


Thenie

Picture
Vdekja i gjen ca njerëz në gjysmën e rrugës së parajsës e ca në gjysmën e asaj të skëterrës.


Thenie

Picture
Njerëzit më të mëdhenj në botë janë ata që kanë lënë vepra të mëdha; veprat më të mëdha janë ato që i sjellin dobi të mëdha shoqërisë njerëzore.


Thenie

Picture
Njerëzit me famë të gënjeshtërt u ngjajnë pjatave të porcelanit të varura për stolisjen e një dhome; sado që duken shumë të bukura, prapa tyre s’gjen gjë tjetër veç pluhur e merimanga.


Thenie

Picture
Nata është krijuar për t’u qetësuar, e dita për të punuar, ata të mjerë që punojnë natën janë të shtypurit nga shoqëria njerëzore, përtacët (parazitët.) që nuk punojnë ditën, janë kusarët e shoqërisë njerëzore.


Thenie

Picture
Mund të numërohet i urtë në botë, vetëm ai që kupton shkallën e mungesës së

urtisë së tij.



Thenie
Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.
 
 Njollat që i ngjiten trupit tonë lahen me ujë; njollat e shpirtit s’ka gjë që i pastron.
 
 Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore), duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është  baza e bashkësive njerëzore.
 
 Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë që të mos mbetesh i uritur.
 
 Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit të botës është një moçal i madh. Për të nxjer në breg një barrë të tillë të rëndë nga një moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas.
 
 I madh është ai njeri që i shikon të gjithë njësoj, që vepron pa anuar, dhe që mendon për të gjithë. Al që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët.
 
 Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë është të studiojmë dhe të mësojmë (të tjerët) pa u mërzitur.
 
 Gjej kohë për të ëndrruar – ëndrra e madhe është rrugë që të lidhë me yllin tënd
 
 Shpesh dëgjojmë se rinia thotë: nuk dua të jetoj sipas arsyes së tjetrit, do të mendoj vetë. E pse të mendohet për atë që është e njohur. Merr ç'është e gatshme dhe shko më tej. Këtu qëndron fuqia e njerëzimit.
 
 “Të gjitha dashuritë, me kalimin e kohës veniten; vetëm dashuria për pushtet, me kalimin e kohës, sa vjen e shtohet.”
 
 Nuk i frikohemi vdekjes, por jetës së keqe.
 
 Jeta nuk mund të japi dhuratë më të mirë se sa miqësinë e cila vendbanim ka Kopshtin parajsorë...
 
 Gjej kohë për t'u kënaqur me ata që i do e të duan – dashuria është rruga më e sigurt për të prekur lumturinë
 
 Qaj për të kaluarën, shpresoj në të ardhmen, i palumtur jam me të sotmen- kjo është jeta ime.
 
 Fati nuk është vendi drejt të cilit udhëtojmë, por mënyra e udhëtimit.
 
 Lumturia personale është e pamundur pa lumturinë e të tjerëve.
 
 Ç'është jeta e njeriut ndaj tiktakut të orës: fije bari të njomë që lakohet. 
 
 Jeta nuk mund të të jap dhuratë më të çmuar, se sa bukurinë e përkryer të një miqësie të Artë!
 
 Gjej kohë për të menduar, mendimi është burim i forcës.
 
 Gjej kohë për të punuar – ky është çmimi i suksesit. As në fjalor, fjala sukses nuk gjendet para fjalës: punë!
 
 Gjej kohë për të lexuar – leximi është themeli i të gjitha dijeve.
 
 Njeriu i përcjell njeriut mendimet me fjalë, kurs me art njerëzit u tregojnë njeri-tjetrit përjetimet e veta.
 
 Duke mbrojtur veten ke mbrojtur tjerët; duke mbrojtur tjerët ke mbrojtur veten.
 
 Fiton shume para?-Atëherë vendosi diku ku mund te ndihmosh te tjerët. Ajo është kënaqësia me e madhe qe mund të të japë pasuria
 
 Paratë janë si iriqi: shumë më lehtë është ta zësh, sesa ta mbash.
 
 Rezultati më i rendësishëm i çdo arsimimi është njohja e vetëvetes.
 
 Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.
 
 Jeta është komedi për ata që mendojnë, kurse tragjedi për ata që jetojnë.
 
 Problemi më i rëndë në jetën e njeriut është kur njeriu nuk di të jetojë.
 
 Për shumicën e njerëzve jeta është si moti i keq: ndalen dhe presin të kalojë.
 
 Jeta e njeriut gjason me lulen që harliset në fushë. Vjen dhia, e ha dhe s'ka më lule.
 
 Jeta është lufta e vazhdueshme e njeriut me lirinë e kufizuar.
 
 Jeta është e ngjashme me zjarrin: fillon me tymin e mbaron me hirin.
 
 Më parë do jetuar e pastaj filozofuar.
 
 Të jetosh, do të thotë të marrësh qëndrim ndaj jetës, ndaj situatave të caktuara historike.
 
 Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta përbëhet nga koha.
 
 Nëse dëshironi t'ju buzëqeshë jeta, depononi në të disponimin tuaj të mirë.
 
 Në këtë jetë asgjë nuk është e lehtë
 
 Jeta është një profesion, andaj duhet të mësohet.
 
 Fort po çuditem pse vdekja mendoi për mua, se unë asnjëherë nuk e kam kujtuar atë.
 
 Vdekja na ben te gjitheve engjej duke na dhene krahe ku ne kishim supe te buta si kthetrat e sorrave.
 
 Asnje njeri nuk eshte aq i rendesishem sa te te heqi buzeqeshjen.
 
 Ndonjehere nuk mjafton nje jete per te fshire nje moment, por mjafton nje moment per te fshire nje jete.
 
 Mos u merr shumë me të metat e mikut tënd, sepse do të bindesh se të njëjtat të meta ndodhen edhe në ty.
 
 Të rinjtë tregojnë se ç’janë duke bërë, këtu s’ka humor; pleqtë tregojnë se ç’kanë bërë, as këtu s’ka humor; budallenjtë tregojn se ç’kanë ndërmend të bëjnë – eh, me këtë marrëzi qeshet edhe Zoti.
 
 Më thanë se parajsa e kësaj jete është: të kalosh mirë me gruan, me fëmijët, më fqinjët, me shokët, me miqtë, me dashamirët, me ...E nuk më thanë se çelësi i të gjitha të mirave është vetëm një: mençuria.
 
 Dashuria është si ajri i pastër, sa herë merr frymë njeriu, e freskon trupin e vet.
 
 Nuk numerohen vitet e jetes suaj, por jeta ne keto vite.
 
 Koha dhe Hapesira jane si akrepat e ores, ku njera shenon oren, tjetra minutat.
 
 Ndryshimi midis shkolles dhe jetes: Ne shkolle meson dhe pastaj testohesh, Ne jete testohesh dhe pastaj meson.
 
 
Ai asnjehere nuk ka gabuar, asnjehere nuk  ka provuar dicka te re.